Suedia pa karantinë, ambasadorja te ‘Pa Protokoll’: S’e dimë kush ka të drejtë, por tek ne vendosin ekspertët
Me miliarda njerez të mbyllur në shtëpi në të gjithë botën, një vend qëndron thuajse i vetëm kundër karantinës nga pandemia.
Në Suedi, jeta vijon normalisht me përditshmërinë e saj të zakonshme, pasi autoritetet kanë një qasje krejtësisht të ndryshme për t’u përballur me virusin.
Është ndaluar vetëm grumbullimi i më shumë se 50 personave, teksa më parë numri ishte 500. Por restorantet, baret dhe dyqanet janë të hapura.
Dhe teksa shkollat e mesme dhe universitetet i kanë mbyllur dyert, Suedia është ndër të paktat vende në Europën Perëndimore ku shkollat fillore vazhdojnë të jenë të hapura.
Suedia ka mbi 4.400 të infektuar dhe 180 viktima nga koronavirusi. Por qeveria u ka kërkuar vetëm atyre që janë të rrezikuar që të qëndrojnë në shtëpi. Kryeministri Stefan Löfven u kërkoi qytetarëve të veprojnë si të rritur dhe të mos përhapin panik.
Sondazhet tregojnë se shumica e mbështet këtë qasje të qeverise. Por në disa zona ka shenja të rritjes së numrit të atyre që janë të shqetësuar nga frika se vendi po shkon drejt një rreziku të madh.
Një grup prej 2 mijë mjekësh, profesorësh e shkencëtarësh i dërguan një letër qeverisë që të marrë masa të forta.
Fraksion.com