Shqiptari vendoste bomba nëpër markete në Itali; Ishte pjesë e një klani mafioz
Një shqiptar, i quajtur Erjon Rameta 32 vjec, njohur edhe me nofkën Antonio, ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet se vendoste bomba nëpër markete në Foggia.
Mediat italiane bëjnë me dije se Rameta u arrestua, nën akuzën e shpërthimit të lëndëve eksplozive. Rameta akuzohet se ka hedhur bomba në markete, madje edhe në një azil të moshuarish.
Në lidhje me shqiptarin, ka dëshmuar për autoritetet një italian, i cili tha ndër të tjera se 32-vjecari nga Shqipëria merrej edhe me shpërndarje droge.
Video kur shqiptari hidhte bomba në markete u bë publike nga autoritetet vendore, me urdhër të Prokurorisë Publike italiane.
Fraksion.com