Rama, leje pensionistëve: Nesër mund të dilni
Duke folur për rihapjen prej situatës së koronavirusit, Kryeministri Edi Rama deklaroi pasditen e sotme se asnjë vend, teori apo ekspertizë nuk thotë se për sa kohë ka jetë infeksioni dhe se nuk mund të zhduket pa dalë vaksina.
Ai tha se të shtunën duke qenë se çdo gjë do jetë e mbyllur siç është lajmëruar, deri mëngjesin e së hënës, pensionistët mund të dalin për ajrosje dhe ecje në këmbë jo më shumë se ora 11.00 e paradites së nesërme.
Tolerimi i vetëm është se mund të lëvizë maksimumi me një person tjetër në krahë.
“Ndërsa javën e ardhshme në platformën eAlbania mund të merret një autorizim javor për automjetin në punët e lejuara dhe mund të lëvizë për vajtje-ardhje në punë, me një person në vendin e pasëm të makinës, i cili mund të jetë një koleg i ulur pas diagonal”, u shpreh Rama.
Po ashtu tha se do të rekomandohet lëvizja e automjeteve për arsye shëndetësore, por se ky autorizim duhet mbështetur me dokument që e provon dhe leje marrësi duhet ta mbajë me vete.
Javën e ardhshme do punojnë krejt lirisht nga ora 05.00 deri në 17.30 dhe ose me turne të gjithë aktivitetet që do të publikohen të shtunën në faqen e eAlbania.
Por paralajmëroi se të gjitha bizneset në çdo kolektiv të biznesit përkatës, duhet të mësohet se cilat janë detyrat.
Ai shtoi se nga 27 prilli do të hapen të gjitha kategoritë e tjera të aktiviteteve që do publikohen në faqen e eAlbania ditën e nesërme, teksa deklaroi prerazi ndëshkime që nga java e ardhshme dhe sidomos “për trimat e lokaleve që hapen fshehurazi”.
Rama tha se rekomandohet distancimi social i gjithsecili, respektimi i rregullave të cilat duhet të respektohen jo duke menduar Kodin Penal dhe Civil, por duke menduar prindërit, fëmijët dhe veten tonë.
“Kjo nuk është një kohë për t’ia hedhur shtetit apo për ti rënë shkurt. Çdo shkelje mund të sjellë krejt padashjen tënde një vdekje në atë zinxhir kontaktesh. Dje Presidenti i SHBA tha se kemi mësuar shumë gjatë këtyre javëve, e thotë njeriu më i fuqishëm më i planetit që ka pas shtetin me dijen më të madhe. Jemi më të ekspozuar ndaj rrezikut të infektimit me rihapjen, ndaj thuajini sa më shumë vetes se nuk duhen bërë numra në atë pikë të frontit të luftës ku është secili prej nesh”, u shpreh Rama.
Fraksion.com