“Pacientët me koronavirus u shëruan pasi u trajtuan me ilaçin remdesivir”
“Pacientët me Covid-19 cilët po marrin një ilaç eksperimental, të quajtur Remdesivir, janë shëruar shpejt, me shumica e tyre kanë dalë nga spitali”, ka raportuar sot “STAT News” nga SHBA.
“Pacientët që morën pjesë në një provë klinike të ilaçit, të gjithë kishin simptoma të rënda të frymëmarrjes dhe ethe, por u shëruan pas trajtimit për rreth një javë me remdesivir”, – Dr. Kathleen Mullane, specialiste e sëmundjeve infektive në SHBA.
Në SHBA Ende nuk ka asnjë terapi të aprovuar për Covid-19, e cila mund të shkaktojë pneumoni të rëndë, por Instituti Kombëtar i Shëndetit po shqyrtontrajtimin e disa ilaçeve, mes tyre edhe remdesivir.
Ilaçi, i “Gilead Sciences”, më parë u testua kundër Ebolës me pak sukses, por studime të shumta në kafshë treguan se ilaçi mund të parandalojë dhe trajtojë koronaviruset që lidhen me Covid-19, duke përfshirë SARS dhe MERS.
Në muajin shkurt, Organizata Botërore e Shëndetit tha se remdesivir ka treguar rezultate premtuese për trajtimin e koronavirusit.
Dr. Kathleen Mullane tha gjithashtu se kohëzgjatja e terapisë nuk duhet të jetë 10 ditë.
Testet e ilaçit po vazhdojnë edhe në dhjetëra qendra të tjera klinike në SHBA tem bi 2400 pacientë. Numri i të trajtuarve me ilaçin remdesivir në të gjithë botën është rreth 1600. Sipas Qendrës Amerikane të Ilaçeve, rezultatet përfundimtare të testeve do të shpallen në fund të muajit prill.
Fraksion.com