“Nuk jemi vetëm”; Basha falënderon Hungarinë për ndihmën ndaj Shqipërisë me pajisje mbrojtëse mjekësore/
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu sot mirënjohjen për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë në periudhën e pandemisë COVID-19.
Basha është takuar me ministrin e jashtëm të Hungarisë, Péter Szijjártó, gjatë vizitës që ai po zhvillon në Shqipëri
“Mirënjohje për Hungarinë, kryeministrin Orban dhe ministrin e jashtëm Péter Szijjártó për ndihmën e çmuar për pajisje mbrojtëse në këto ditë të vështira për vendin tonë, ku po rritet çdo ditë numri i të infektuarve në rradhët e stafeve mjekësore”, është shprehur Basha.