AktualitetBota+Të fundit

Mbi 560 mijë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të shëruarve pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 560 mijë.

Gjithsej 560.304 persona janë shëruar nga virusi në gjithë globin, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Kinë, ku 77.944 njerëz e kanë mposhtur virusin.

Pas Kinës, shifrat më të larta të të shëruarve janë regjistruar në Gjermani (81.800), Spanjë (74.797), SHBA (58.066), Iran (54.064), Itali (40.164) dhe Francë (32.812).

Në gjithë botën, numri i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 2.213.230, kurse 148.880 kanë humbur jetën pas infektimit me sëmundjen. Ndërkaq, aktualisht ka mbi 1,5 milion raste aktive që presin të shërohen.

 

Fraksion.com