AktualitetRajoniTë fundit

Maqedoni e Veriut, rritet në 49 numri i të vdekurve nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 49.

Në njoftimin nga ministria thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 36 raste të reja me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID-19 ka shkuar në 1.117.

Nga ministria gjithashtu thuhet se në 24 orët e fundit janë shëruar 18 pacientë, me çka numri i të shëruarve është rritur në 139.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë bërë 437 teste të reja, me çka numri i përgjithshëm i testeve të COVID-19 është 10.859.

Kujtojmë që Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për ta ndryshuar kufizimin e lëvizjes së qytetarëve gjatë kësaj fundjave për shkak të festave të Pashkëve, duke e shtuar edhe ditën e hënë. Me këtë, ndalesa fillon nga ora 16:00 ditën e premte dhe mbaron të martën në ora 05:00.

Dje, presidenti i vendit, Stevo Pendarovski është shprehur se do të sjell vendim të ri për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në gjithë vendin për të luftuar përhapjen e COVID-19. Gjendje e jashtëzakonshme 30 ditëshe ishte shpallur më 18 mars.

 

Fraksion.com