AktualitetNATO/BETë fundit

Koronavirusi: Aeroplanmbajtja zbarkon furnizime mjekësore në Bullgari

Një aeroplan ushtarak ka dorëzuar në Bullgari furnizime mjekësore – maska, kostume dhe pajisje diagnostikuese si përgjigje ndaj krizës COVID-19. Avioni i transportit C-17 Globemaster zbarkoi në aeroportin e Sofjes nga Kina herët të premten më 17 prill 2020.

Fluturimi u bë i mundur nga Aftësia Strategjike Ajrore (SAC) e mbështetur nga NATO. Sipas këtij programi, dhjetë Aleatët e NATO-s dhe dy vendet partnere zotërojnë dhe operojnë së bashku tre aeroplanë të ngarkesave të rënda C-17, duke ndarë orët e fluturimit dhe kostot.

Flota C-17 është e vendosur në bazën ajrore Papa në Hungari, dhe programi SAC mbështetet nga Agjencia e Mbështetjes dhe Prokurimit e NATO-s.

 

Fraksion.com