AktualitetBota+Të fundit

Francë, rritet në 18.681 bilanci i të vdekurve nga COVID-19

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 18.681.

Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 3.914 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 168.241, njoftoi drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Jerome Salomon, në një konferencë për media.

Salomon tha se 31.190 pacientë po trajtohen në spitale, përfshirë 6.027 në njësitë e kujdesit intensiv, duke shtuar se sot për të nëntën ditë ka vazhduar të bie numri i të pacientëve në kujdes intensiv.

Ai njoftoi se në 24 orët e kaluara, 1.608 persona janë shëruar, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen ka shkuar në 34.420.

Salomon njoftoi se në 24 orët e fundit jetën kanë humbur 761 persona në spitale dhe shtëpitë e kujdesit për të moshuar, me çka numri i viktimave ka shkuar në 18.681, ndërsa prej tyre, 7.203 janë persona që kanë ndërruar jetë në shtëpitë e kujdesit.

Ai sot nënvizoi se tashmë është tejkaluar vala e parë e pandemisë, me respektimin e masave të ndërmarra.

Ai tha se pas heqjes së kufizimeve të lëvizjes më 11 maj, është përgjegjësi i qytetarëve për ta parandaluar përhapjen e virusit.

“Në Evropë sërish do të ketë virus. Kemi forcë të konsiderueshme për ta frenuar valën e dytë, deklaroi Salomon.

Franca është vendi i katërt në botë me më së shumti viktima nga virusi.

Ndërkaq, ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, tha në një deklaratë se numri i personave që kanë mbetur pa punë në vend si pasojë e COVID-19 i ka arritur në afro 9 milionë dhe se kostoja e kësaj për shtetin do të jetë 20 miliardë euro.

Të larguarit nga puna do të marrin 70 për qind të pagës së tyre nga shteti.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com