COVID-19: Në Gjermani të prekurit humbin fuqinë e infektimit; Në Itali çdo person infekton një person më pak
“Tashmë e themi me siguri se masat e forta të ndërmarra në aspektin ekonomik dhe social kanë qenë të suksesshme” tha ai. Kjo është një deklaratë më optimiste se ajo e kancelares gjermane Angela Mergel gjatë konferencës për shtyp të së martës pas video-konferencës që pati me kryeministrat e landeve gjermanë.
Gjatë kësaj mbledhje kancelaria kishte folur për rezultate aspak të sigurta dhe se nuk dihej kur do të kapërcehej emergjenca e pandemisë. Mergel iu tha qytetarëve gjermanë që do të duhej të bashkëjetonin me koronavirusin deri ditën që do të kishte një kurë dhe një vaksinë.
Ndërkohë që optimizmi i ministrit të Shëndetësisë gjermane u mbështet edhe nga drejtori i institutit Robert Koch, Lothar Wieler që i cilësoi shumë të mira rezultatet parciale të strategjisë që po ndjek qeveria gjermane. Sipas Lothar Wieler lajmi i ditës është numri i të infektuarve, përqindja e riprodhimit të virusit, pra numri që mund të infektojë një njëri me virus, në Gjermani është ulur nga 1 në 0-7.
Këto të dhëna tregojnë që numri i të infektuarve dhe mbi të gjitha i vdekjeve nuk po rritet më. Rastet pozitivë në gjermani kanë arritur në 138 mijë dhe 4 mijë të vdekur. Por lajmi i mirë është që Gjermania duke iu referuar të dhënave të publikuara nga ministri i Shëndetësisë regjistron një numër më të lartë të të shëruarve se të të infektuarve.
Këtë deklaratë e bëri presidenti i Këshillit të Lartë të Shëndetësisë, Franco Locatelli gjatë konferencës për shtyp të mbrojtjes civile. Kjo do të thotë që çdo person bartës i virusit infekton mesatarisht një person më pak. Një objektiv që pritej të arrihej sa më shpejt.
Kjo e dhënë e Italisë është vetëm një pikë më pak se ajo që ka regjistruar Gjermania, 0,7. Për ta mbajtur në këto nivele ,por edhe për të arritur rezultate më të mira, shtoi Locatelli duhet të zbatohen 4 instrumente: Ndjekja e kontakteve të dyshuara, bërja e sa më shumë testeve, rritja e mbrojtjes individuale qëndrimi sa më pak i pacientëve me COVID-19 në spital, shpërndarja e ilaçeve më sukses në të gjithë territorin dhe mbi të gjitha përgjegjshmëri të lartë të sjelljes individuale.
“Në Itali janë rreth 160 mijë persona pozitivë me COVID-19. Ndërkohë që çdo ditë ulet numri i të infektuarve në nivel kombëtar”. Këtë deklaratë e bëri presidenti i institutit Shëndetësor të Italisë, Silvio Brusaferro gjatë konferencës për shtyp për COVID-19. Brusaferro tha se të dhënat po na tregojnë çdo ditë që po ulet numri i pacientëve pozitivë në nivel kombëtar.
Masat e ndërmarra nga qeveria në të gjithë territorin ndaloi përhapjen në shumë zona të italisë. Silvio Brusaferro shtoi se kurba e të infektuarve është ulur edhe në lombardi rajonin më të prekur nga virusi dhe theksoi se duhet pasur shumë kujdes për fazën 2 të hapjes.
“Të ridimensionohet sjellja ditore e gjithkujt. Duhet të mendojmë ta organizojmë ndryshe jetën tonë në punë kur marrim transportin publik dhe gjatë përditshmërisë. Duhen evidentuar të gjitha dobësitë në çdo vend pune duke gjetur dhe instrumente për të siguruar distancimin social duke vendosur barriera fizike mes njëri tjetrit.
Ky skenar pritet të marrë formë në javët e ardhshme duke evidentuar të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e virusit. Faza e dytë do të përqendrohet me izolimin e njerëzve në shtëpi. Sistemi po përgatitet për këtë qasje”, tha Brusaferro.
Fraksion.com