“450 ndërhyrje kirurgjikale urgjente dhe 4 mijë vizita; Manastirliu: Vjon puna pa u ndalur në spitalin universitar të Traumës
Përmes një postimi në Facebook, ministrja Ogerta Manastirliu bën me dijeni se stafi mjekësor në spitalin e Traumës ka përballuar më shumë se 450 ndërhyrje kirurgjikale urgjente në muajin e fundit dhe rreth 4 mijë vizita në urgjencë.
Me masa të përforcuara, me mjetet e mbrojtjes personale, stafi mjekësor i spitalit të Traumës, ka përballuar më shumë se 450 ndërhyrje kirurgjikale urgjente në muajin e fundit dhe rreth 4 mijë vizita në urgjencë.
#BASHKË
#ShëndetësiaNëGatishmëri”,shkruan Manastirliu.
Fraksion.com