Vrasja e Santiago Malkos: Arrestimi i Ilir Selmanit dhe roli që ka pasur në vrasje
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i Ilir Selmani, ditën e sotme në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë i cili akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos po në këtë zonë në gusht të vitit 2019.
Ilir Selamni është kapur në rrugën “Endri Keko”, ndërkohë ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Ilir Selmani, në momentin e kapjes nga Policia, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak. Ky person është një nga personat e dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 27.08.2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri Santiago Malko.
Ndërkohë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe aktivitetit kriminal të Ilir Selmani. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ja roli i tij që ka pasur Ilir Selmani në vrasjen e ish policit Santigo Malko
Disa muaj për parë Tirana u trondit nga vrasja e ish efektivit të policisë Santigo Malko. Ditën e sotme është bërë arrestimi i dytë në lidhje me këtë ngjarje
Selmani është arrestuar në zonën pranë maternitetit të ri. Në lidhje me ngjarjen vijon të jenë të shpallur në kërkim Leonard Duka; Erlis Duka, Oltian Loga, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.
Nga kamerat e sigurisë që kanë fiksuar ngjarjen e rëndë në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku u vra Santiago Malko, Ilir Selmani është parë që zbret nga një makinë dhe mbledh nga toka bishtat e cigareve që kishte konsumuar më herët Blendi Teta, duke i hedhur në koshin e mbeturinave. Disa muaj më parë, ai ishte subjekt i OFL-së, ku i kërkohej të justifikonte pasurinë pas dyshimeve se është formuar nga bota e krimit.
Njoftimi i policisë i bënë më herët në lidhje me ngjarjen:
Zbardhet dhe dokumentohet autorësia e vrasjes së 26-vjeçarit S. M.
Shpallen në kërkim 8 persona.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale automjetet e përdorura nga autorët për të kryer krimin, si dhe sendet e gjetura në brendësi të tyre .
Në vijim të punës për zbardhjen e vrasjes së 26-vjeçarit S. M., Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune intensive hetimore, arritën të dokumentojnë autorësinë e ngjarjes së ndodhur në datë 27 gusht 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, ku u vra me armë zjarri shtetasi S. M.
Dokumentimi i autorësisë së kësaj ngjarje të rëndë kriminale është rezultat i një pune profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor dhe më datë 27 shtator 2019 , Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur si masë sigurimi personal “Arrest me burg” në mungesë, ndaj shtetasve:
- D., E. D., I. S., O. L., D. A., A. M., Xh. N., (të shtatë banues në Tiranë) dhe F. H., (M.,) banues në Vlorë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vlerësuar dhe suportuar punën hetimore dhe procedurale të Policisë së Tiranës dhe Prokurorisë dhe ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për ti klasifikuar në kuadrin e një grupi të strukturuar kriminal të dyshuarit për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.
Më herët po për këtë ngjarje është ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe shtetasi B. T., banues në Tiranë .
Grupi hetimor gjatë veprimeve procedurale ka arritur të gjej dhe sekuestroj në cilësinë e provës materiale 8 automjete, mes tyre dhe automjetet e përdorura nga autorët për të kryer krimin, si dhe sendet e gjetura në brendësi të tyre .
Grupi hetimor vijon me intensitet punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të, si dhe lokalizimin e kapjen e personave te mësipërm të cilët tashmë janë të shpallur në kërkim.
Fraksion.com