AktualitetRajoniTë fundit

Tsipras: Të marrim shembull nga Shqipëria për menaxhimin e pandemisë COVID-19

Të marrim shembull nga Shqipëria për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, deklaroi ish-kryeministri grek, Aleksis Tsipras, njëkohësisht lideri i partisë së majtë opozitare, SYRIZA, në një intervistë për televizionin grek ”Kontra Channel”.

”Situata në Greqia është mirë për sa i takon pandemisë, nëse ajo krahasohet në nivel global”, deklaroi Tsipras, sipas www.contranews.gr.

Tsipras theksoi se “është mirë që ne (si opozitë – shën. i përkth.) nuk përpiqemi të krijojmë përshtypje negative, ne nuk e bëjmë atë”.

”Masat e marra janë të mira, jemi shumë mirë në renditjen globale, por nuk jemi qeveria më e mirë në botë. Nëse themi se jemi qeveria më e mirë në botë, çfarë duhet të themi për Edi Ramën atëherë, që ai është Perëndia? Në Shqipëri ka vetëm 25 të vdekur nga COVID-19”, theksoi ish-kryeministri grek.

Në këtë intervistë, lideri i SYRIZA-s vlerëson me nota maksimale kreun e qeverisë, Rama për punën e bërë në menaxhimin e situatës dhe për numrin e ulët të viktimave në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

 

Fraksion.com