SHBA, rreth 31 mijë të vdekur nga Covid-19
Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi është rreth 31 mijë dhe ai i të infektuarve rreth 640 mijë, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.
Presidenti Donald Trump tha se qeveria e tij po përpiqet të përcaktojë nëse koronavirusi e ka burimin në një laborator të Uhanit, qyteti kinez ku ndodhi fillimisht shpërthimi i epidemisë.
Edhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se Kina “duhet të tregohet transparente “në ato që di për këtë çështje.
Instituti i Virologjisë i Uhanit, që financohet nga shteti, i ka hedhur poshtë pohimet se virusi e ka origjinën tek laboratorët e tij.
Fraksion.com