Riatdhesimi; 198 euro udhëtimi dhe hoteli; 196 euro i paguan shteti
Shteti do të marrë përsipër gjysmën e shpenzimeve, pasi udhëtimi nga Roma drejt Tiranës dhe qëndrimi në hotel do i kushtojë një emigranti shqiptar 198 euro, ndërsa qeveria do të paguajë 196 euro. Kosto e biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse.
“PAKETA DO TË JETË 100€ PËR FLUTURIMIN QË DO TË PAGUHEN NGA PERSONI DHE 21€ NË DITË PËR AKOMODIMIN 14-DITOR NË HOTEL, PREJ TË CILAVE 14€ DO TË MBULOHEN NGA QEVERIA PËR FJETJEN E SHËRBIMIN ME STANDARTET ANTICOVID19, NDËRSA VETËM 7€ DO TË PAGUHEN NGA PERSONI PËR USHQIMIN”.
Nga dita e sotme përmes adresës Airalbania.al në rubrikën riatdhesime shqiptarët të cilët kërkojnë të kthehen në Shqipëri do duhet të rezervojnë fluturimin si dhe te prenotojnë në një nga dhomat e dy hoteleve te para në Golem të cilët janë transformuar në struktura karantinuese Covid 19.
Riatdhesimet përmes aeroportit te romes nuk do te jene te vetmet pasi ne ditët ne vijim Airalbania do te fluturoje drejt Milanos, Barit, Frankfurtit, Parisit dhe Londrës duke i dhënë mundësi edhe shqiptarëve të tjerë të cilët ndodhen ne Europë, Amerikë apo Kanada për tu kthyer përmes këtyre portave.
Fraksion.com