AktualitetTë fundit

Riatdhesimet; MIE publikon datat dhe oraret e fluturimeve që do të kryhen këtë javë

Në kuadër të nisjes së procesit të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë jashtë vendit dhe që duan të kthehen në Shqipëri, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar kalendarin e udhëtimeve që do të kryhen këtë javë.

Në kalendarin e publikuar nga MIE udhëtimet e para do jenë në datat 18 dhe 19.

Në datën 18 do të kryhet udhëtimi Stamboll-Tiranë, më pas Tiranë-Romë dhe Romë-Tiranë. Ndërsa në datën 19, sipas kalendarit të udhëtimeve të publikuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, do të kryhen fluturimet Tiranë-Milano dhe Milano-Tiranë.

Shtetasit që dëshirojnë të kthehen në Shqipëri e kanë të detyrueshëm karantinimin e tyre 14-ditor në hotelet e vëna në dispozicion.

Shtetasit të cilët dëshirojnë të kthehen, ashtu sikundër është bërë  e ditur gjatë këtyre ditëve, duhet që më parë të bëjnë rezervimin e hotelit, të vendosura në dispozicion, ku do të karantinohen për 14 ditë pas mbërritjes në Shqipëri, së bashku me pagesën, dhe më pas të bëjnë rezervimin e biletës. E gjithë kjo procedurë mund të bëhet përmes aksesimit të faqes së kompanisë Air Albania, ku duhet të ndjekin procedurat e parashikuara.

Në ditët në vijim, janë parashikuar fluturime riatdhesimi edhe nga Bari, Frankfurit, Parisi dhe Londra.

 

Fraksion.com