AktualitetPolitikëTë fundit

Rama replikë me Hajdarin: Jeton në hënë, shto edhe karantinën…

Deputetja Rudina Hajdari u shpreh në Kuvend kundër ndryshimet në Kodin Penal dhe tha se kryeministri Rama se po tenton të keqpërdorë pushtetin në kohën e pandemisë.

“Pavarësisht se ne i mirëpresim këto ndryshime por jo kohën, këto përmirësime dua të them se mazhoranca duhet të marrë përsipër gabimet që ka bërë në këtë draft filleshtar, ligji është në kundërshtim me Kushtetutën dhe të Drejtat e Njeriut, kur flasim për të drejtat e individit ato respektohen edhe në gjendje të jashtëzakonshme.

Duke iu drejtuar kryeministrit, Hajdari tha: “Shihni sjelljen tuaj, këto janë tipare të një kryeminsitri që përdor forcën e tij për të keqpëredorur pushtetin e tij në një kohë të jashtëzakonshme. Ndyshimet e Kodit Penal nuk mund të ndodhin në një kohë gjendje të jashtëzakonshme, duhet të kemi kohëen e, nuk kemi dakordësi me to”, tha Hajdari.

Në replikë, kryeministri ironizoi deputeten duke thënë se ajo flet nga hëna dhe si e tillë nuk mund të merret për bazë, shto këtu sic tha edhe gjendjen e karantinës.

“Na drejtohet nga hëna edhe në kushte normale, edhe në hënë edhe në karantinë tani merreni me mënd se sa bazë kanë fjalët e saj. Ajo thotë të ndërhymë në kod për pandeminë por kur të mos ketë pandemi, se cfarë do ndodhë si rezultat i mosbveprimit të saj zonja Hajdari nuk na e thotë, jam i bindur që në sinqeritertin e saj nuk e mendon. Nuk e ndihmoj dot në nevojën që ka për të adresuar personin kur flet për cështjen. Unë nuk besoj se duhet të merremi me personin por me cështjen, ne kemi mbështetje të gjërë pavarësisht se nga hëna ku ajo jeton nuk kemi vështrim pozitv, pavarësisht se në henë s’ka sinjale ne do bëjmë punën, do mbrojmë popullin shqiptar nga ky boshllëk që kemi në Kod”.

 

Fraksion.com