AktualitetRajoniTë fundit

“Përgjigje brenda 8 minutash”; Italia prodhon testin e shpejtë pë COVID-19

Po pritet vetëm “ok” i qeverisë italiane për testin sierologjik që jep përgjigje brenda 8 minutash. Një makineri, pak më e madhe se një laptop, është testuar nga Rajoni Lazio dhe Instituti Spallanzani, në zonat e kuqe prej koronavirusit të Nerola dhe Contigliano në Itali.

Mjafton një mostër gjaku nga gishti si ajo për hemoglobinë për të marrë përgjigjen nëse jeni infektuar apo jo nga koronavirusi.

Gjaku kombinohet me një reagent dhe pas 8 minutash mund të futet në instrument përmes një shkopi (kodi).

Pas tre minutash shtypet një biletë, me rezultatin, me tre rezultate të mundshme: nëse jeni të infektuar, shëruar, ose nëse nuk keni pasur kurrë kontakt me virusin.

Në rast negativiteti, testi sipas teknikëve duhet të konsiderohet 100% i besueshëm.

Testi i gjakut me antitrupa (quhet edhe testi sierologjik) nuk bën dot diagnoze kush është infektuar, për këtë shërben vetëm testi i tamponit.

Testi i antitrupave tregon kush e ka kaluar infeksionin e koronavirusit.

 

Fraksion.com