Në kujtim të Violeta Rexhepagiqit, me tinguj të muzikës së saj
Nga stadiumi i qytetit të Prishtinës, sot nga ora 20:00 e deri më 20:30, janë dëgjuar tinguj të muzikës së krijuar nga Violeta Rexhepagiqi, këngëtare dhe kompozitore, e cila ndërroi jetë më 16 prill në Prishtinë.
Rexhepagiqi ka qenë edhe gazetare, fillimisht e Radio Televizionit të Prishtinës dhe së fundmi ka qenë e angazhuar në Radio Televizionin e Kosovës. Ajo njëkohësisht ka punuar edhe për media ndërkombëtare, pas masave të dhunshme që u vendosën në RTP-në e dikurshme.
E lindur më 16 shkurt 1965, gjatë viteve të 80’ta, Violeta Rexhepagiqi u bë e njohur në skenën muzikore me grupin e muzikës moderne “Vivien”. E ndjera është motra e Armend Rexhepagiqit, gjithashtu këngëtar dhe kompozitor.
Fraksion.com