Ai tha se e ka ndjekur ecurinë e pandemisë ditë pas dite dhe ka përpunuar të dhënat. Ndonëse e ka të vështirë të parashikojë një përfundim të kësaj pandemie, profesor Ruka deklaron se kjo është në dorën e qytetarëve. “Nëse ne ruhemi dhe nëse zbatojmë karantinën për dy javë shpëtojmë nga pandemia”, thotë ai. Por nëse nuk i zbatojmë rreziku për një valë të dytë është i madh.

“Këto nuk janë të dhëna zyrtare. Në mënyrë individuale ndjek ecurinë e kësaj pandemie në vendin tim dhe e kam ndjerë si detyrë qytetare të ndërgjegjësoj miqtë e mi virtual për të treguar se kjo pandemi është e rrezikshme. Këtë gjë e kam bërë ditë pas dite.
Shumica e miqve të mi i konsultojnë këto grafiqe. Keni paraqitje grafike në formën e një kulaçi me ngjyra. Sot 53% të shëruar, 42% ata që vuajnë sëmundjen ose aktivë, 5% viktima. Shqipëria ndodhet në një pozicion ku numri i të shëruarve është më i madh se numri i të infektuarve.
Keni një grafik tjetër me kolona, siç e shikoni këtu është numri i të infektuarve në Shqipëri që nga 9 marsi deri më 16 prill. E gjithë kjo kurbë, është një kurbë e cila nuk ka stabilitet, nuk e kalon numrin 30 të infektimeve në një ditë. Ngjan me dhëmbët e një sharre. Javët e fundit, të dhënat janë shumë të thyera.
Kurba tregon në mënyrë dinamike, numrin e të infektuarve çdo ditë. Është një shumë totale, jo analizë sipas vendeve. Është shumë fleksibël, lëviz shumë. Nuk e kalon shifrën 30”, shprehet profesor Ruka.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Ai thotë se rasti më i keq është kur piku i kurbës është shumë i shpejtë dhe i lartë siç është rasti i Italisë. Për Shqipërinë, Ruka thotë se është menaxhuar shumë mirë situata.

“Unë di format klasike të kurbave të pandemive të organizata të specializuara. Ato kanë formën gati të një këmbane. Rasti më i keq është kur piku i kurbës është shumë i shpejtë dhe i lartë, siç është rasti i Italisë. Rasti më fatlum i kurbës është kur shtrihet në kohë dhe kulmi i saj zgjat.

Në rrethanat ku ndodhet Shqipëria me këtë sistem që kemi mendoj se kjo pandemi është menaxhuar në mënyrë të shkëlqyer, është mbajtur nënë kontroll.
Sot ka dy spitale të cilët funksionojnë për COVID-in, të cilët nuk janë të mbushur, sidomos i dyti. Mendoj se kjo kurbë është shumë e rëndësishme dhe tregon mënyrën se si është menaxhuar pandemia”, deklaroi profesor Ruka. Sipas tij, aq sa fundi i kësaj pandemie duket i afërt, aq duket dhe i largët. “Duke ndjekur ndryshimin nga dita në ditë, kam vënë re që në datën 9 prill, numri i të sëmurëve dhe numri i të shëruarve janë 50% me 50%. Mezi e kam pritur atë ditë duke shpresuar se përtej atij piku numri i të shëruarve do vijë duke u rritur në krahasim me numrin e të infektuarve. Dhe është rritur me nga 2-3% në ditë. 2-3 ditët e fundit kam vënë re një thyerje shumë të madhe, ku numri i të infektuarve ka lëvizur shumë. Këta të sëmurë që janë identifikuar ditën e sotme, këta normalisht janë infektuar më rastin më të keq para 14 ditëve, por nga të dhënat periudha e inkubacionit deri në shfaqjen e shenjave është 2-14 ditë. Por shumica e njerëzve i shfaqin simptomat pas 5.1 ditësh. Por gjithçka ka ndodhur brenda periudhës së karantinimit. Më duket se njerëzit, qytetarët shqiptarë mendojnë se ka ikur, por epidemia është këtu e fshehur dhe ne shikojmë vetëm majën e ajsbergut. Ne kemi në dorë që ta afrojmë fundin e kësaj pandemie.
Mund të infektohesh dhe nga një qese pazari apo duke prekur ashensorin. Nuk e imagjinoj dot se si një qytetar që e di se ky është infeksion që transmetohet me kontakt me prekje, të takojë, të përqafojë një njeri që vjen nga jashtë”, deklaroi ai.

Ruka tha se edhe sikur në Shqipëri të mos ketë asnjë rast vendi nuk është një ishull dhe zgjidhja duhet të jetë globale por ne kemi mundësinë ta kalojmë sa më lehtë.
“Është shumë e vështirë të bëhet një parashikim. Ne vetë, ne njerëzit kemi në dorë ta afrojmë fundin e kësaj pandemie ose ta shtyjmë. Nuk është një pandemi lokale, kërkon një zgjidhje globale. Dhe sikur Shqipëria të shërohet plotësisht e të mos ketë asnjë rast, ne nuk jemi një ishull i izoluar. Pandemia ka treguar se të gjithë janë tkurrur në kufijtë e tyre dhe po shikojnë çfarë bëhet në shtetin tim. Rasti i Italisë që u la i vetmuar është një akt shumë i rëndë dhe tregon brishtësinë e komunitetit europian. Mos harrojmë se janë kamionë të tërë me arkivole që nuk arrinin t’i varrosnin dot. Zgjidhja duhet të jetë globale. Ne kemi mundësinë ta kalojmë sa më lehtë si vend. Kemi nevojë akoma ta kuptojmë se pandemia nuk ka kaluar. Ky virus është akoma në proces, ky infekton. Në 5 veta vetëm njëri shfaq simptoma. Një i sëmurë ose i prekur infekton 2-3 individë të tjerë.
Të jemi të kujdesshëm të afrojmë fundin. Nëse ne ruhemi për 2 javë ne shpëtojmë nga pandemia. Nëse ne zbatojmë karantinën siç duhet, ne për 2 javë shpëtojmë nga pandemia përndryshe rrezikojmë një valë të dytë”, theksoi profesor Ruka.