Në Shkodër 6 raste të reja me COVID-19
Një lajm jo i mirë na vjen nga Shkodra ku gjatë pasdites së sotme janë konfirmuar 6 raste të reja me CoVid-19 në Shkodër, ku njëri prej tyre sipas burimeve është punonjës i policisë në burgun e Reçit.
Gjithashtu nga të prekurit një rast është infermiere në Spitalin Rajonal, ndërkohë që rastet e tjera janë nga familjarë të të prekurve të tjerë.
Priten edhe të tjera përgjigje pasi gjatë 24 orëve të fundit në Shkodër janë kryer rreth 54 teste.
Deri më tani në Shqipëri kemi pasur 494 rast nga të cilët 251 janë shëruar dhe 25 persona kanë ndërruar jetë.
Fraksion.com