NATO: Aleatët shpërndajnë ndihmë mjekësore për Bosnje-Hercegovinën
Sot (15 prill 2020), personeli i Shtabit të Ushtrisë Amerikane dhe Selisë së NATO-s në Sarajevë i dorëzoi furnizime mjekësore dhe dezinfektues Ministrisë së Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, në përgjigje të pandemisë globale COVID-19. Kjo dërgesë pasoi një kërkesë për ndihmë nga Bosnja dhe Hercegovina, përmes Qendrës Euro-Atlantike të Reagimit dhe Kordinimit të Fatkeqësive (EADRCC) të NATO-s.
EADRCC është mekanizmi kryesor i NATO-s për reagimin ndaj katastrofave. Qendra operon mbi bazën 24/7, duke koordinuar kërkesat e Aleatëve dhe partnerëve të NATO-s, si dhe oferta ndihme për të përballuar pasojat e krizave të mëdha të tilla si pandemia COVID-19.
Në fillim të këtij muaji, Bosnja dhe Hercegovina – së bashku me Aleatët dhe partnerët e tjerë të NATO-s në rajonin e Ballkanit – morën furnizime mjekësore të siguruara nga Ministria Turke e Shëndetësisë. Këto përfshinin maska, kominoshe dhe komplete provash.
Fraksion.com