AktualitetBota+Të fundit

Mbi 130 mijë të vdekur nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në gjithë botën ka kaluar në mbi 130 mijë.

Gjithsej 130.712 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 2.035.294, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 27.086 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 21.645 viktima, Spanja me 18.579, Franca me 15.779, Britania me 12.868, Irani me 4.777, Belgjika me 4.440 dhe Gjermania me 3.592 të vdekur nga COVID-19.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 3.342 të vdekur.

Vendet e tjera me mbi 1.000 viktima janë Holanda me 3.134, Brazili me 1.590, Turqia me 1.403 dhe Zvicra me 1.226 të vdekur.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani, 503.386 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 1,4 milion raste aktive që presin të shërohen.

 

Fraksion.com