AktualitetBota+Të fundit

SHBA, qytetet e vogla dhe frika se nuk do të marrin asgjë nge paketa stimuluese

Zyrtarët thonë se paketa stimuluese prej 2,2 trilionë dollarësh mund të mos arrijë të sigurojë ndihmë financiare të nevojshme për mijëra qytete dhe qarqe të vogla ku jetojnë një pjesë e konsiderueshme e amerikanëve.

Përhapja e koronavirusit ka krijuar vrima në buxhetet e komuniteteve. Kostot e luftës ndaj pandemisë janë rritur ndjeshëm ndërsa burime kritike të ardhurash për organet e qeverisjes vendore kanë rënë.

Fondi i ndihmës për koronavirusin përdor një formulë të bazuar tek numri i popullsisë për të shpërndarë me dhjetëra miliarda dollarë për shtete të ndryshme, duke u dhënë mundësi qeverive lokale me më shumë se 500,000 banorë të aplikojnë për fonde drejtpërdrejt tek Departamenti i Thesarit.

Por lokalitetet me një popullsi nën pragun e gjysmë milionit ndodhen në një situatë të paqartë. Mes lokaliteteve të prekur është edhe qyteti i New Rochelle në New York, një nga më të goditurit nga shpërthimi i pandemisë. Kryetari i Bashkisë së qytezës me 80,000 mijë banorë Naom Bramson tha se nuk mund ta kuptojë logjikën e përdorur nga qeveria federale.

Qytetet me më pak se 500 mijë banorë janë prekur po aq sa ato me më shumë se aq” tha ai, duke e cilësuar masën si arbitrare./VOA

 

Fraksion.com