“Rikthehet në qeli pas gjyqit”; Drejtoria e Burgjeve: Eduard Çakaj i iku nga duart policëve gjatë kryerjes së kontrollit trupor
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar për tentativën e arratisjes së Eduard çakaj, i burgosuri në burgun e Bënçës në Tepelenë që tentoi të ikë pas gjyqit të tij.
Sipas informacionit zyrtar, Çakaj ka ikur në momentin kur po transportohej nga gjyqi për në automjet. Gjatë kontrollit trupor ai i ka ikur nga duart policëve dhe ka vrapuar për 200 metra.
Çakaj u ka pas disa minutash por tashmë është hapur një hetim për punonjësit dhe përgjegjësitë e tyre në arratisjen e të burgosurit.
DEKLARATË PËR SHTYP
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon se sot më datë 14.04.2020, rreth orës 12:40, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Tepelenë, i burgosuri E.S, i datëlindjes 19.07.1987, ka tentuar të arratiset nga vendi i vuajtjes së dënimit.
Shtetasi E.S, është shoqëruar për në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor nga forcat e policisë të IEVP Tepelenë, për të marrë pjesë në seancën e planifikuar datë 14.04.2020 ora 11:30.
Pas përfundimit të seancës gjyqësore, i paraburgosuri është shoqëruar nga forcat e policisë së burgut, për t’u kthyer sërish në institucion.
Gjatë kryerjes së kontrollit trupor, ai i’u ka ikur punonjësve nga duart dhe ka vrapuar rreth 200 metra, duke kaluar edhe rrethimin perimetrik me qëllim arratisjen.
Lidhur me ngjarjen janë njoftuar Policia e Shtetit, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe janë duke vazhduar hetimet për rrethanat e ngjarjes, shkaqet, përgjegjësitë konkrete të punonjësve.
Shtetasi E.S, ka pasur masën e sigurisë “arrest me burg” që nga data 25.09.2019, i dyshuar për veprën penale vrasje të mbetur në tentativë dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur hetimet e menjëhershme për të vlerësuar, analizuar dhe hetuar ngjarjen.
Fraksion.com