Rama: E turpshme nxitja e komunitetit rom për të inskenuar shfaqje të rrezikshme për jetën
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si të turpshme nxitjen e komunitetit rom për të inskenuar shfaqje nga ish-deputetë.
“E turpshme nxitja e komunitetit rom për të inskenuar shfaqje të rrezikshme për jetën nga ish-deputetë të caktuar, që paturpësisht gënjejnë publikun, duke përdorur romët si ‘mish për top’, për të thënë se ja kështu u shpërndakan ndihmat në Fier e gjetkë. Çnjerëzore”, shprehet Rama.
Ish-deputeti i PD-së Luan Baçi publikoi një video duke denoncuar grumbullimet pa respektuar distancimin social të komitetit rom në bashkinë e Fierit që po shpërndan ndihma.
Fraksion.com