“Pavarësisht hallit”; Video: Rama prezanton planin për rindërtimin e Vorës
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se programi i rëndërtimit do të vijojë sipas planifikimit të bërë për të kthyer çdo familje në shtëpinë e re.
“Pavarësisht hallit të madh që na ka rënë me luftën kundër COVID-19, ne do t’u qëndrojmë një për një angazhimeve të rindërtimit dhe do të kthejmë çdo familje në një shtëpi të re”, bëri të ditur Kryeminsitri.
Përmes një videokonference, ministrja e Kulturës, Elva Margarti, ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe kreu i Bashkisë së Vorës, Hekuran Brahimaj i prezantuan Kryeministrit Rama ecurinë e planit për zhvillimin e ardhshëm të Vorës dhe rindërtimin e objekteve arsimore pas tërmetit të 26 nëntorit.
Postimi i z Rama:
🟡 PAVARËSISHT HALLIT TË MADH QË NA KA RËNË ME LUFTËN KUNDËR COVID19, NE DO T’U QËNDROJMË NJË PËR NJË ANGAZHIMEVE TË RINDËRTIMIT DHE DO TË KTHEJMË ÇDO FAMILJE NË NJË SHTËPI TË RE😍
Prezantimi mbi zhvillimin e ardhshëm të Vorës dhe rindërtimi i objekteve arsimore pas tërmetit të 26 nëntorit.
Fraksion.com