Obama mbështet Bidenin në garën për kandidat presidencial
Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, do ta mbështes ish-nënpresidentin, Joe Biden, për të fituar nominimin e Partisë Demokratike si kandidat për president në zgjedhjet e vitit 2020.
“Joe ka karakterin dhe përvojën për të na udhëhequr në një prej kohërave tona më të errëta dhe të na shërojë”, tha Obama në një video 12-minutëshe të postuar në mediat sociale më 14 prill.
I’m proud to endorse my friend @JoeBiden for President of the United States. Let's go: https://t.co/maHVGRozkX
— Barack Obama (@BarackObama) April 14, 2020
“Unë besoj se Joe i ka të gjitha cilësitë që na duhen për një president tani”, tha Obama, duke e quajtur zgjedhjen e tij, që Biden të garojë bashkë me të në vitin 2008 si “një nga vendimet më të mira që ka marrë ndonjëherë”.
Mbështetja nga Obama vjen një ditë pasi rivali i Bidenit në garën brenda demokratëve, senatori Bernie Sanders, tha se do ta mbështes ish-nënpresidentin në përpjekjen e tij për të mposhtur presidentin e SHBA-së Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Mbështetja e Sanders, e cila ndodhi një javë pasi ai doli nga gara presidenciale, u konsiderua si një përpjekje për të konsoliduar Partinë Demokratike e cila është e ndarë në ideologji.
Ekzistojnë shqetësime se disa nga krahu i saj përparimtar nuk do ta mbështesin ish-nënpresidentin, Joe Biden.
Fraksion.com