Në terapi intensive 27-vjeçarja me COVID-19 sjell në jetë vajzën e shëndetshme
Fatmirësisht, e vogla Ava rezultoi negative me koronavirus, por nënë e bijë duhet të qëndrojnë larg njëra-tjetrës për pak kohë.
Në Instagram, Angela shpërndau një mesazh për të treguar atë që kaloi në 3 javët e fundit: “Dola nga spitali pas 7 ditësh aty, 10 ditësh në respirator dhe 1000 lutjeve. Është shumë bukur të jesh në shtëpi sërish!”
Në fund të muajit mars, motra e saj binjake kishte nisur një mbledhje fondesh për të përballuar shpenzimet spitalore, duke grumbulluar rreth 50 mijë dollarë.
Angela dhe bashkëshorti i saj janë tregtarë të vegjël dhe sigurimi shëndetësor i tyre nuk arrinte të përballonte shtrimin në terapi intensive.
“Binjakja ime jo vetëm që i mbijetoi koronavirusit, por arriti edhe që të sillte në jetë vajzën ndërkohë që ishte në koma farmakologjike. E di, askush nga ne nuk e shpjegon dot se si ndodhi kjo, por ja që mrekullia ndodhi”, shkroi motra binjake e Angela.
Fraksion.com