AktualitetNATO/BETë fundit

NATO: Ministrat e Mbrojtjes takohen për të diskutuar COVID-19

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të takohen nesër (15 prill 2020) nëpërmjet video konferencës për të diskutuar përgjigjen e Aleancës ndaj krizës COVID-19, si dhe mbrojtjen dhe sigurinë e trupave dhe personelit aleat,  NATO po koordinon mbështetjen ushtarake ndaj Aleatëve si përgjigje të pandemisë.

Aftësia e NATO-s për ngritjen e rëndë, (heavy-lift),  siguron transportimin në kohë të furnizimeve kritike nga e gjithë bota. Qindra mijëra pajisje mjekësore janë dhuruar dhe dorëzuar, dhe Aleatët po ndajnë ekspertizën mjekësore, dhe kapacitetin e spitalit rezervë.

Në këtë takim, ministrat e Mbrojtjes do të vendosin se çfarë mund të bëjë më shumë NATO për të ndihmuar në shpëtimin e jetës.

Disinformimi rreth COVID-19 është një sfidë e madhe. Ministrat do të diskutojnë se çfarë mund të bëjnë më shumë Aleatët për të kundërshtuar narrativat e rreme dhe të dëmshme me të vërtetën. Ata gjithashtu do të diskutojnë se si NATO po ruan pengimin dhe mbrojtjen e saj, dhe misionet dhe operacionet që ka në të gjithë botën gjatë pandemisë.

 

Fraksion.com