AktualitetRajoniTë fundit

Italia përsëri rritje: Raporton 602 vdekje të reja nga COVID-19

Italia ka raportua për 602 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke shënuar rritje në krahasim me ditën paraprake dhe duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjes në 21.067.

Megjithatë, numri i të infektuarve të rinj është rritur me vetëm 0,6 për qind nga e hëna duke arritur në 104.291, por duke shënuar rritjen më të ulët që nga fillimi i muajit mars.

Numri i personave të shëruar vazhdoi të rritet në 37.130 persona, ndërsa numri i pacientëve në repartet e kujdesit intensiv ra për të 11-ën ditë radhazi, duke lehtësuar më tej barrën për sistemin e kujdesit shëndetësor në Itali.

Epiqendra e përhapjes së sëmundjes në Itali mbetet rajoni i Lombardisë, i cili tani numëron 11.142 viktima, më shumë se gjysmën e numrit të përgjithshëm.

Duke pritur një lehtësimin gradual të bllokimit mbarëkombëtar nga 3 maji, disa rajone sot lejuan rihapjen e shitoreve të librave dhe veshjeve për fëmijë, pas dekretit të qeverisë të lëshuar javën e kaluar.

Megjithatë, secili rajon vendosi të zbatojë rregullat e reja në një mënyrë tjetër, duke shkaktuar ndarje për mënyrën e përgatitjes së të ashtuquajturës “faza e dytë” e rimëkëmbjes.

Qeveria ende po përpiqet të planifikojë fazën e rimëkëmbjes dhe të mbrojë sistemin e brishtë ekonomik të Italisë, pasi vendi përballet me recesionin e tij më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore.

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi që ekonomia globale do të tkurret për 3 për qind në vitin 2020 shkaku i pandemisë globale të koronavirusit. Ekonomia italiane pritet të bjerë me 9.1 për qind, më shumë se pjesa tjetër e eurozonës.

 

Fraksion.com