“Ilaçi i shpresës”; 300 pacientë në Itali kanë nisur të trajtohen me Heparin për koronavirusin
Një studim mbi ilaçin heparina kundër infeksionit prej koronavirusit, studim i cili do të përfshijë 300 pacientë, po fillon në 14 qendra në Itali.
Agjencia e italiane e ilaçeve (Aifa) ka dhënë OK për të nisur trajtimi me heparin te pacientë me pamje klinike të moderuar ose të rëndë, trajtim i cili do të koordinohet nga Pierluigi Viale, profesor i Sëmundjeve Infektive të Universitetit të Bolonjës dhe drejtori i Njësisë Operative të Sëmundjeve Infektive të Spitalit Sant’Orsola-Malpighi.
Testi në qendrat kërkimore italiane do të vlerësojë sigurinë dhe efikasitetin e antikoagulantit heparin. Ilaçi do të sigurohet falas nga kompania farmaceutike Techdoë Pharma, dega italiane e Grupit Farmaceutik Shenzen Hepalink, për 14 qendrat italiane të përfshira në studim.
300 pacientët që do i nënshtrohen trajtimit me heparinë do të marin ilaçin eksperimental një herë në ditë.
Deri më tani, dihet se koagulimi i gjakut dhe komplikimet që vijnë prej trobozës në pacientët e sëmurë me Covid-19 luajnë një rol të rëndësishëm për sa i përket incidencës dhe rëndësisë klinike dhe janë një nga variablat më të rëndësishëm që lidhen me vdekshmërinë prej infeksionit nga koronavirusi.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) kishte rekomanduar më parë përdorimin e heparinës për të parandaluar trombozën venoze te pacientët e infektuar me SARS-CoV-2.
Në dritën e provave shkencore të mbledhura deri më tani dhe rezultateve inkurajuese që vijnë nga studimet e kryera në Kinë, si in vitro ashtu edhe te pacientët, lindi ideja për të nisur edhe në Itali testimet, duke përdorur, për qëllime terapeutike, një dozë të mesme-të lartë të ilaçit heparina.
Ilaçi shpresëdhënës me emrin heparin, nuk është një ilaç i ri, është një antikoagulant i njohur me kosto të papërfillshme financiare, por siç duket me efikasitet vendimtar në luftën kundër Sars-CoV-2.
Sipas specialistëve në Itali, “Problemi kryesor nuk është virusi por reagimi imunitar që shkatërron qelizat ku hyn virusi”. Sipas tyre, problemi është kardiovaskular, jo i frymëmarrjes.
Sipas mjekëve, kokteili i ilaçeve që mund të mposhtë përfundimisht sëmundjen është i përbërë nga anti-inflamatorët dhe anti-koagulantët, një përzierje që mund të na bëjë të kthehemi shumë shpejt në normalitet.
“Ne – thonë studiuesit- besojmë se kemi gjetur shkakun e vdekshmërisë nga koronavirusi. Nëse kjo vërtetohet atëherë mund të themi se intubimet nuk do të jenë më të nevojshme si dhe do të parandalohen trompozat që janë shkaku i vdekjeve”.
Ata shprehen se është i panevojshëm intubimi kur në fakt gjaku nuk arrin në mushkri. “Prandaj, efektiviteti i trajtimit terapeutik na bën të besojmë se kjo është arsyeja kryesore e vdekjeve të shumta”.
Me pak fjalë duket se virusi shkakton një reagim inflamator mjaft intensiv i cili gjithashtu shkakton dëme të mëdha në enët e vogla të gjakut, nga ku nis koagulimi që sjell më pas trompozë difuze.
Fraksion.com