“Aq liri sa të jetë e mundur”; Rama: Austria plan të ngjashëm me të Shqipërisë; Ne do përdorim frenat e emergjencës
“Qasja jonë në muajt e ardhshëm do të jetë e qartë: aq liri sa të jetë e mundur, aq shtrëngime sa të jetë e nevojshme” ky është reagimi më i fundit i kryeministrit Edi Rama në lidhje me lirimin e masave kundër përhapjes së Covid-19 në Shqipëri.
Ndërkohë që Rama duke plotësisht dakord me kancelarin Austriak që thotë se nëse numrat do të lëvizin në drejtimin e gabuar, ne do përdorim frenat e emergjencës që do të jenë gati në çdo moment
Kryeministri Rama ne FB: AUSTRIA KA NJË PLAN HAPJEJE TË NGJASHËM ME TONIN DHE MË TË AVANCUAR NË KOHË ME RRETH 10 DITË. JA ÇFARË KA SHKRUAR PARA PAK MINUTASH NË TËITTER KANCELARI AUSTRIAK:
“Qasja jonë në muajt e ardhshëm do të jetë e qartë: aq liri sa të jetë e mundur, aq shtrëngime sa të jetë e nevojshme. Nëse numrat do të lëvizin në drejtimin e gabuar, ne do përdorim frenat e emergjencës që do të jenë gati në çdo moment”
FIKS”
Fraksion.com