Spanjë: Shkon në 17.489 numri i të vdekurve nga COVID-19
Spanjë, rritet në 17.489 numri i të vdekurve nga COVID-19, pasi në 24 orët e fundit konfirmohen 517 viktima.
Zyrtarët spanjollë kanë sugjeruar kohët e fundit se vendi është në prag të arritjes së kulmit të infeksioneve të reja, por vazhdojnë shqetësimet për një valë të re të fatkeqësive.
Të dhënat e lëshuara nga qeveria spanjolle llogarisin njerëzit që kanë vdekur pasi janë diagnostikuar me sëmundjen, por shifrat aktuale mund të jenë shumë më të larta, pasi që qindra apo edhe mijëra të tjerë vdesin të padiagnostikuar në shtëpitë e pleqve.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka njoftuar se qeveria do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të vendit të paktën deri më 25 prill. Spanja ka qenë nën kufizime të rrepta që nga 14 marsi.
Spanja dhe Italia përbëjnë aktualisht rreth 43 për qind të vdekjeve globale nga COVID-19.
Fraksion.com