AktualitetTë fundit

Shkrumbohen 300 kokë dele; Digjet stani i bagëtive në Divjakë

Një shkëndijë e linjës elektrike që kalonte sipër një stani bagëtish ka shkaktuar shkrumbimin e 300 kokë deleve.

Ngjarja ka ndodhur në Bicukas të Divjakës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas Avdulla Gjetes, njërit nga pronarët e stanit tregon se zjarri për pak minuta është përhapur me shpejtësi duke u favorizuar edhe nga dengjet e thata të barit.

Edhe pse në momenti e zjarrit në stane ka qenë prezent një bari ai e ka patur të pamundur ta lokalizojë atë.  Asnjë nga bagëtitë nuk ka mundur të shpëtohet duke u shkrumbuar të gjitha.

I gjendur përpara kësaj fatkeqësie, Avdulla Gjeta bën thirrje për apel pasi dëmi është shumë i madh. Prej këtij stani, sipas tij ushqeheshin 8 persona.

 

Fraksion.com