AktualitetBota+Të fundit

Shkon në 4.585 numri i të vdekurve nga COVID-19 në Iran

Irani ka raportuar 111 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19) duke e çuar në 4.585 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Televizioni shtetëror iranian raportoi se zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, bëri të ditur se në 24 orët e fundit në vend rezultuan pozitiv 1.617 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 73.303.

Jahanpour theksoi se deri më tani janë shëruar 45.983 persona ndërkohë që 3.877 pacientë janë në gjendje kritike.

COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.

 

Fraksion.com