“Shkodra minë me sahat”; Veliu dhe Kollçaku në qytetin verior për koronavirusin
Pas shkarkimit të prefektit Çesk Millja ditën e shtunë, sot ka shkuar në Shkodër në rolin e koordinatorit për të menaxhuar situatën, zv.ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari. Ky i fundit shoqërohej nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral Bardhyl Kollçaku.
Teksa inspektoi nga afër situatën, Lamallari pohoi se shkuan në terren për të parë nëse ishin marrë masat e nevojshme në kuadër të situatës kundër COVID-19. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se Lamallari pa nga afër edhe kushtet në tregun e Zdrales, i cili u kthye në ‘mollë sherri’ mes bashkisë dhe Prefekturës, ndërsa zv/ministri apeloi që bizneset dhe qytetarët të tregojnë kujdes.
“Duhet ta menaxhojmë me kujdes dhe me ndihmën e të gjithëve do ta fitojmë këtë betejë të vështirë.
Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, drejtori i Policisë, Veliu pohoi se situata është e vështirë, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat. Ai theksoi se shtimi i rasteve me këtë virus në Shkodrës, tregon se të gjithë duhet të tregojnë kujdes.
“Situata është e vështirë dhe ne jemi në terren. I bëj thirrje qytetarëve që të respektojnë të gjitha masat dhe rregullat e vendosura. Shtimi i rasteve në Shkodër duhet të na bëjë me të kujdesshëm të gjithëve”, tha Veliu.
Fraksion.com