AktualitetTë fundit

Shkodra 13 raste të reja me COVID-19

Shkodra ka sërish rritje të personave të prekur me koronavirus. Në të dhënat e publikuara sot nga Ministria e Shëndetësisë të përditësuara për 24 orët e fundit, evidentohet se janë 13 raste në Shkodër, 6 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Has.

Ndërkohë që Durrësi e Fieri që pasonin Tiranën për nga numri i të prekurve deri pak ditë më parë për nga numri i rasteve kanë një frenim të epidemisë.

Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik në terren.

Bw Insta Fb (2)

 

Fraksion.com