AktualitetPolitikëTë fundit

Riatdhesimet; Rama jep lajmin për shqiptarët e mbetur jashtë shtetit: Rinisim brenda kësaj jave

Kryeministri Rama dha një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët që kanë mbetur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

“Iu kërkoj qytetarëve në kushtet e pamundësisë që s’po kthehen në Atdhe një ndjesë të madhe, por turp atyre që lujanë patriotash a demokratash.

Në këtë situatë të flasësh për bijtë e shqipes që i janë prerë duart nga diktatura e Ramës, kur ne e kemi marrë këtë masë për një armik të padukshëm që do na kishte grirë po të mos merreshin masat, do të thotë të nxisësh infektimin.

Dua të them se po punohet dhe Brenda kësaj jave, pra diku nga e shtuna do rinisim fluturimet për riatdhesime. Do të nisim nga Roma, qytetarët duhet të prenotojnë vetë biletën po ashtu edhe hotelin për qëndrim deri sa të vijë avioni”, tha ai.

 

Fraksion.com