NATO: Ministrat e Mbrojtjes takim të jashtëzakonshëm për COVID-19
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s, do të diskutojnë këtë të mërkurë në një takim të jashtëzakonshëm masat që duhen marrë në lidhje me betejën ndaj pandemisë COVID-19.
NATO njoftoi se takimi do të zhvillohet përmes një telekonference, online, dhe do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe do fokuset tek përgjigja e Aleancës përballë COVID-19.
Sipas programit të përcaktuar nga NATO, një konferencë për mediat paraprake do të zhvillohet të martën, 14 prill në orën 11:00, ndërsa takimi ndërministerial do të nisë në orën 15:00 të ditës së mërkurë, 15 prill 2020.
Në përfundim të ndërministerialit do të zhvillohet dhe konferencë për mediat nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Fraksion.com