Maqedonia e Veriut: 26 raste të reja me koronavirus, shërohen edhe tre pacientë
Ministria e Shëndetësisë njofton prej 330 testeve të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar edhe 26 raste të reja me koronavirus. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 4 raste, Kumanova-11, Prilep-3, Tetovë -4, Veles-2, Kocani-1 dhe Probishtip-1. Me rastet e fundit numri i personave të prekur virusin korona në vendin tonë shkon në 854.
Ministria e Shëndetësisë njofton zyrtarisht se gjatë 24 orëve të fundit 4 pacientë me koronavirus kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Shkup. Një pacient nga Shkupi në moshën 79-vjeçare, një nga Velesi në moshën 58 vjeçe, pacient nga Prilepi në moshën 67 vjeçare, dhe një pacient tjetër nga Shkupi në moshën 63 vjeçare.
Nga Ministria e Shëndetësisë gjithashtu informojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe tre pacientë, të cilët janë kuruar në kushte shtëpiake. Numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga Covid-19 në vendin shkon në 44.
854 rastet e diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë sipas vendbanimit janë regjistruar në:
Shkup – 316.
Kumanovë – 211
Dibër – 49.
Shtip-27
Prilep –75.
Tetovë – 37
Strugë – 43
Veles – 32
Manastir –9
Ohër –4.
Kavadar – 3.
Gostivar –8
Gjevgjeli – 4
Strumicë- 2.
Kriva Palankë-3
Radovish – 4
Krushevë – 3
Kocanë – 22
Probishtip – 2
Fraksion.com