AktualitetBota+Të fundit

Koronavirusi; OBSH: Mbajtja e maskave do të kthehet në normë

Mbajtja e maskave do të kthehet në normë! Është kjo bindja e David Nabarro, zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i intervistuar në programin radiofonik ‘Today’ të Bbc.

“Ky virus nuk do të largohet. Nuk e dimë nëse personat që kanë virusin do të mbeten imunë dhe nuk e dimë se kur do të kemi një vaksinë. Për këtë arsye çdo formë mbrojtje e fytyrës jam i bindur që do të kthehet në normë, së paku për t’iu krijuar siguri njerëzve”, deklaroi Nabarro.

Nga ana e tij kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus uroi të gjithë qytetarët “Gëzuar Pashkët të gjithëve!

Përshëndes mjekët dhe infermierët që punojnë ditë e natë. Veprimet e solidaritetit janë gjithmonë mahnitëse. Jam me ju në çdo moment”.

 

Fraksion.com