Hapet rast penal për organizatorët e një ndenje në Vushtrri
Policia e Kosovës ka hapur rast penal ndaj dy qytetarëve nga Vushtrria të cilët kanë shkelur masat e vendosura nga autoritetet, duke organizuar ndejë me muzikë në ambiente private.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se deri te identifikimi i rastit ka ardhur pasi të dyshuarit kishin publikuar fotografi në rrjete sociale.
“Janë identifikuar në bazë të disa fotografive që i kanë postuar në rrjete sociale. Janë identifikuar nga polica, janë shoqëruar apo janë arrestuar, janë intervistuar dhe janë liruar. Ndaj tyre është iniciuar rast për mosrespektim të dispozitave ligjore”, tha Zahiti.
Pos këtyre dy personave të arrestuar, policia nuk ka dhënë detaje të tjera për numrin e të pranishmëve në këtë organizim ku bëhej muzikë folklorike me shairë.
Aktualisht në gjithë territorin e Kosovës me këtë sëmundje janë infektuar 362 persona, 59 janë shëruar derisa shtatë kanë vdekur.
Me qëllim të luftimit të virusit, autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.
Fraksion.com