AktualitetTë fundit

COVID-19; Vdes në New York zyrtari shqiptar: Shkoi për vizitë tek djali

Një ish zyrtar lokal në Lezhë humbi jetën nga COVID-19 në New Jork.

Agron Vraja ish- këshilltar bashkiak dhe drejtues i Partisë Demokracia Sociale prej disa vitesh, humbi betejën me virusin.

Vraja kishte shkuar në New York të vizitonte djalin që e kishte me studime atje ku dhe është infektuar.

Ai ishte babai i dy fëmijëve, dhe së fundmi punonte si specialist pranë këshillit të qarkut Lezhë.

Lajmi është bërë publik nga shumë miq të tij në rrjetet sociale të cilët kanë shprehur dhimbjen për vdekjen e parakoshme të Vrajes.

 

Fraksion.com