AktualitetBota+Të fundit

“Australia do të përballet me papunësinë më të lartë në 25 vite”

Sipas shefit të  Thesarit  të Australisë, Josh Frydenberg, Australia do të përballet me papunësi më të lartë në 25 vite pasi vendi bie në recesion mes pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

“Goditja ekonomike me të cilën përballet ekonomia globale nga koronavirusi është shumë më domethënëse sesa ajo që u pa gjatë krizës financiare globale para një dekade”, tha Frydenberg për ABC News.

Siç parashikohet, niveli i papunësisë do të rritet deri në qershor të këtij viti për të arritur në nivelin më të lartë që nga viti 1994, gjegjësisht mbi 10 për qind, pasi gati 1.4 milionë australianë mund të humbasin punët e tyre.

Aktualisht, niveli i papunësisë në Australi është 5,1 për qind, ndërsa në vitin 1992 papunësia arriti në 11,2 për qind.

Sipas Frydenberg, aktualisht papunësia në Australi mund të shkojë deri në 15 për qind.

Australia ka raportuar 6.351 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 61 vdekje.

 

Fraksion.com