AktualitetBota+Të fundit

Afrika raporton rreth 14 mijë raste me COVID-19

Thuajse 14.000 raste të koronavirusit të ri (COVID-19) janë raportuar në 52 nga 54 vendet e Afrikës, bëri të ditur Qendra Afrikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (Afrika CDC).

10 vendet e Afrikës me numrin më të madh të infeksioneve, vdekjeve dhe shërimeve të COVID-19 janë si më poshtë:

Vendet Rastet (13.814) Vdekjet (747) Shërimet (2.355)
1 – Afrika e Jugut 2.028 25 410
2 – Egjipt 1.939 146 426
3 – Algjeri 1.825 275 405
4 – Marok 1.617 113 146
5 – Kamerun 820 12 98
6 – Tunizia 685 28 43
7- Bregu i Fildishtë 533 4 58
8 – Niger 491 11 50
9 – Burkina Faso 484 27 155
10 – Gana 408 8 4

Pasi u shfaq në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri ka infektuar më shumë se 1.85 milion persona në të gjithë botën, me një numër vdekjesh mbi 114.000, sipas Universitetit Johns Hopkins me qendër në SHBA.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com