AktualitetBota+Të fundit

“Sikur na kishin rrahur”; Çifti shqiptaro-amerikan tregon për koronavirusin

Bindja e përgjithshme e specialistëve të shëndetit publik fillimisht ishte se COVID-19 prek të moshuarit, por realiteti i muajve të fundit e ka rrëzuar këtë bindje.

Çifti shqiptaro-amerikan Driton dhe Valbona Burta kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin, por kanë kaluar një periudhë mjaft të vështirë.

Në një intervistë me “Skype” nga SHBA për “Zërin e Amerikës”, Dritoni tregoi momentet e tmerrit, që kaloi bashkë me bashkëshorten, dhe si nuk i pranuan në Neë York për të bërë testin, pasi ishin të rinj dhe nuk i vlerësuan si rast emergjent.

Zëri i Amerikës: Drilon, sa kohë t’u bënë në karantinë?

Drilon Burda:  Kemi që në datën 29 mars që jemi në karantinëSimptimat e para filluan që atë ditëIshte e çuditshmetë dy brenda një diteTë dielën me datë 29 filluam me simptoma, me temperaturëDhe kishim shumë etheMbas orës 7 pasdite ethet ishin shumë të theksuarakam vënë dy-tre batanije se nuk rrija ngrohtë. Dy ditë e para ishin me temperaturë dhe ethePastaj më kaloi në dhimbje koke dhe dhimbje trupisikur na kishte rrahur njeri, sic i thonësidomos nga shpatullatNjë ditë më kapi edhe dhimbje mesiTani kemi rreth gjashtë ditë që kemi humbur edhe shijen.

Zëri i Amerikës: Si u diagnostikuat?

Drilon Burda: Morëm në telefon në Nju Jork dhe nuk na pranuan për test sepse deri tani nuk kanë shumë dhe i ruajn për raste emergjente. Ne nuk konsideroheshim rast emergjent për t’u testuar dhe gjithashut ngaqë nuk punojmë në spitale dhe nuk na dhanë afat kohor për të bërë një test. Biseduam me doktorinna tha “Ju e keniRrini në shtëpiBesoj se jeni të shëndetshëmnuk duhet të keni problemeMonitorojeni dhe në qoftë se keni probleme nga frymarrjaduhet të shkoni në urgjencë”.

Zëri i Amerikës: Drilonju jeni çift i ri. A keni pasur probleme shëndetësore ekzistuese që mund t’ju vinin në rrezik për t’u prekur nga kjo sëmundje?

Drilon Burda: Ne jemi rreth 37 vjeçnuk kemi pasur probleme shëndetësoreMegjithatënjohim edhe njerëz të tjerë që, si ne, nuk kanë pasur probleme shëndetësore por kanë bërë grafi dhe kanë dalë me pneumoni.

Zëri i Amerikës: A i keni ndjekur udhëzimet? Si mendon që e morët infeksionin?

Drilon Burda: Ne i kemi ndjekur shumë striktkemi tre javë, plus, që kemi qenë në shtëpi, pa dalë fare, thjesht kemi shkuar një ose dy herë për të bërë pazar duke ndjekur udhëzimet, me mbrojtëse, me doreza.

Zëri i AmerikësSi çift i rimë fëmijë të vegjëlcfarë vështirësish keni pasurDrilon?

Drilon BurdaUnë punoj nga shpiaDuhet të merrja pushim nga punaFëmijët kanë filluar ta bëjmë programin mësimor nga shpia online. Kjo krijon problemet e vetasepse duhet t’i ndjekësh gjatë punësndërkohë që ishim edhe të sëmurë. Na prishi ritmin e ditësnuk bënin dot asgjë. Si nga gatimipër fëmijëtpër ne, problemet e tjera me fëmijë të vegjëlmoshë gjashtë vjeç e tre vjeç.

Zëri i Amerikës: Çfarë këshille do t’u jepnit atyre që janë të rinj në këtë situatë?

Drilon BurdaKjo sëmundje përcillet shumë shpejt, me anë të takimit, me një prekje të dorezës së derësnë rastin tonë ndoshta duke larë rrobatNuk e di se ku e morëm. Ju lutemndiqni rregullatmos u rrini afër njerëzve të moshuar, apo njerëzve të sëmurë.

 

Fraksion.com