AktualitetTë fundit

Presidenti Erdogan, nuk pranon dorëheqjen e ministrit të brendshëm

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, nuk pranon dorëheqjen e ministrit të brendshëm.

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, ka njoftuar se tërhiqet nga posti, duke cituar incidentet e fundit gjatë orës policore të kësaj fundjave në pjesën më të madhe të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në një proces të kryer me kujdes dhe përpikëri, përgjegjësia për gjithë zbatimin e orës policore gjatë fundjavës për të frenuar pandeminë në çdo aspekt bie mbi mua”, shkroi Soylu në tëitter.

Soylu, i cili ka mbajtur postin që nga gushti i vitit 2016, tha se skenat që ndodhën pikërisht pas shpalljes së orës policore të premten në mbrëmje nuk pasqyrojnë zbatimin e qetë të politikës.

Kur ora policore dy-ditore në 31 provinca, e njoftuar të premten vonë dhe u vendos të fillonte në mesnatë, turmat u tubuan në shumë dyqane dhe furra buke për të blerë mallra në minutën e fundit, por shpesh u shkelën rregullat e distancimit social me të cilën synohet të parandalohet përhapja e koronavirusit.

“Unë nuk duhet të kisha shkaktuar skena të tilla në këtë incident, përgjegjësia e të cilës na takon neve”, tha Soylu, duke shtuar se ora policore kishte për qëllim të ndihmojë në përhapjen e koronavirusit.

Ministri turk kërkoi nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan që ta falë atë për incidentin dhe se ai do të jetë gjithmonë besnik ndaj kombit të tij, të cilin “kurrë nuk ka dashur ta dëmtojë”.

“Po tërhiqem nga posti im si ministër i brendshëm, post të cilin e kam kryer me nder”, tha Soylu.

Zbatimi i orës policore hyri në fuqi të premten në mesnatë për 48 orë në 31 provinca, respektivisht deri sonte në mesnatë. Ora policore është zbatuar kryesisht nga 63 milionë njerëz që jetojnë në këto provinca, nga gjithsej 82 milionë banorë të Turqisë.

Autoritetet shëndetësore turke së fundmi raportuan 97 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1.198. Vendi po ashtu raportoi rreth 57 mijë raste të konfirmuara që nga shpërthimi i koronavirusit.

 

Fraksion.com