Italia shënon rënie rekorde të numrit të viktimave nga koronavirusi
Italia ka raportuar për 431 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit – çfarë është numri më i ulët në më shumë se tri javë.
Sipas autoriteteve shëndetësore, shifra e së dielës është më e ulëta qysh më 19 mars, kur janë regjistruar 427 vdekje të lidhura me koronavirus.
Numri i njerëzve në kujdes intensiv në këtë vend ka vazhduar po ashtu të bie, me 38 raste më pak se ditën paraprake.
“Të dhënat tregojnë se masat (e izolimit) janë duke pasur ndikim”, tha profesori Luca Richeldi, këshilltar për shkencë i Qeverisë italiane.
Në total, Italia ka 19,899 të vdekur nga koronavirusi dhe 156,363 të infektuar.
Italia është vendi më i goditur në Evropë nga kjo sëmundje.
Të shtunën, Shtetet e Bashkuara e kanë kaluar atë për nga numri i viktimave, pasi kanë regjistruar mbi 20,000.
Rajoni më i prekur i Italisë është Lombardia, e cila është izoluar qysh më 8 mars.
Fraksion.com