“I kemi marrë leje Edit”; Shkodranët dalin nga shtëpia për Pashkë
Përplasja e vezëve është një traditë e vjetër në kryeqëndrën e veriut në Shkodër.
Disa qytetarë nga Shkodra sfiduan ditën e sotme çdo vendim të autoriteve për qëndruar në shtëpi.
Përplasja e vezëve nën rrezet e ngrohta të diellit i bëri bashkë për të ruajtur këtë traditë të vjetër.
Kampioni dhe ish trajneri kombëtares së boksit Zef Gjoni, u shpreh se në këtë ditë të shënuar për besimtarët katolike masat nuk duhet të ishin kaq të rrepta.
“Ne dolëm, kryeministri këtë ditë të madhe ta kishte lënë pak më lirë. Megjithatë ne po bëjmë punën tonë”, thotë ai për ABC News.
E nëse ndaj tyre merret masë se kanë thyer izolimin, Zef Gjoni me humor shprehet:
“I kemi marrë leje Edi Ramës”.
Këtë vit për herë të parë, për shkak të Pandemisë, Pashkët Katolike në Shkodër festohen pa vizitat tradicionale tek njëri-tjetri.
Fraksion.com